Organizohet manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” në 25-vjetorin e rënies së Ridvan Qazimit

Vendore

Me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të Ridvan Qazimi, Komuna e Bujanocit, Bashkësia Lokale e Tërnoc dhe OVL-UÇPMB do të organizojnë manifestimin përkujtimor “Ditët e Komandant Lleshit”. Manifestimi do të mbahet nga 23 deri më 25 maj 2026, nën moton “25 Vjet – Dritë Lirie”, në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së Komandant […]

Madhësia e shkronjave

Me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të Ridvan Qazimi, Komuna e Bujanocit, Bashkësia Lokale e Tërnoc dhe OVL-UÇPMB do të organizojnë manifestimin përkujtimor “Ditët e Komandant Lleshit”.

Manifestimi do të mbahet nga 23 deri më 25 maj 2026, nën moton “25 Vjet – Dritë Lirie”, në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së Komandant Lleshit për lirinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sipas organizatorëve, aktivitetet do të shoqërohen me pjesëmarrjen e artistëve, figurave kombëtare, ish-luftëtarëve, qytetarëve dhe mysafirëve të shumtë, ndërsa do të organizohen programe përkujtimore dhe artistike kushtuar figurës së Ridvan Qazimit.

Ridvan Qazimi, i njohur si Komandant Lleshi, konsiderohet një nga figurat më të njohura të luftës së UÇPMB dhe kujtohet çdo vit nga shqiptarët e Luginës së Preshevës. /BujanociNet/