Orban kurrë më nuk do të mund të bëhet kryeministër i Hungarisë

Bota

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një amendament kushtetues që u lejon kryeministrave të qëndrojnë në detyrë maksimalisht tetë vjet, duke ia pamundësuar në mënyrë efektive ish-kryeministrit Viktor Orban të rikandidojë për atë post. Kryeministri Peter Magyar e mposhti Orbanin në zgjedhjet e prillit pas 16 vitesh në pushtet, duke fituar një shumicë prej dy të […]

Madhësia e shkronjave

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një amendament kushtetues që u lejon kryeministrave të qëndrojnë në detyrë maksimalisht tetë vjet, duke ia pamundësuar në mënyrë efektive ish-kryeministrit Viktor Orban të rikandidojë për atë post.

Kryeministri Peter Magyar e mposhti Orbanin në zgjedhjet e prillit pas 16 vitesh në pushtet, duke fituar një shumicë prej dy të tretash në parlament, e cila i lejon partisë së tij të anulojë ose ndryshojë ligjet e miratuara nga Fideszi i Orbanit, përfshirë edhe kushtetutën.

Amendamenti parashikon që të gjithë ata që kanë mbajtur më parë postin e kryeministrit për të paktën tetë vite nuk mund të zgjidhen sërish për këtë detyrë. Kjo vlen për mandatet e kryeministrit pas 2 majit 1990.

Kryeministrat do të duhet të largohen nga detyra pas gjithsej tetë vitesh, respektivisht pas dy mandatesh, shkruan lemonde.

Amendamenti kushtetues gjithashtu hap rrugën për shpërbërjen e Zyrës për Mbrojtjen e Sovranitetit, të krijuar nga qeveria e Orbanit, e cila ka stigmatizuar figurat opozitare dhe gazetarët nën akuzën e “shërbimit ndaj interesave të huaja”.

Amendamenti i kthen shtetit edhe të drejtat themeluese mbi të ashtuquajturat fondacione për menaxhimin e pasurisë me interes publik. Qeveria e Orbanit kishte transferuar në këto fondacione pasuri shtetërore me vlerë qindra miliarda forinta. /Telegrafi/