Olta Gixhari befason me deklaratën për Klodin dhe Londrimin teksa Leonora thotë se ‘ata kanë kimi’

Magazina

<div><div><img width="640" height="337" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/IMG_5703-1024x539.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1145" height="603" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/IMG_5703.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Në Big Brother VIP Kosova 4, kapiteni i javës, Londrimi, u vu përballë një vendimi të veçantë: ai duhej të zgjidhte një banor që do të shkonte drejt e në koncertin e Alban Skënderajt, i cili po mbahet sonte. Pas një momenti reflektimi, Londrimi vendosi që biletën speciale t’ia jepte Klodit – një zgjedhje që […]</div>

Madhësia e shkronjave

Në Big Brother VIP Kosova 4, kapiteni i javës, Londrimi, u vu përballë një vendimi të veçantë: ai duhej të zgjidhte një banor që do të shkonte drejt e në koncertin e Alban Skënderajt, i cili po mbahet sonte.
Pas një momenti reflektimi, Londrimi vendosi që biletën speciale t’ia jepte Klodit – një zgjedhje që nuk kaloi pa komente, duke pasur parasysh afrimitetin e tyre të gjatë dhe shpesh të përfolur brenda shtëpisë.
Londrimi shpjegoi se arsyeja e tij lidhej me një histori personale që Klodi i kishte treguar më herët: vite më parë, ai kishte humbur mundësinë për të marrë pjesë në një koncert të Albanit bashkë me motrën e tij, diçka që i kishte mbetur peng.
Teksa opinionistëve iu kërkua të jepnin mendimin e tyre, Olta Gixhari befasoi me deklaratën: “Dashuria është vëmendja”.
Ndërkohë, opinionistja Leonora Jakupi u shpreh më direkte: “Mirë që e zgjodhi Klodin, pasi e kanë një kimi shumë të mirë mes dyve”.