Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, iu përgjigj komenteve raciste në rrjetet sociale drejtuar lojtarëve të ekipit të tij kombëtar.
Në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Serbisë, e cila luhet sot (e enjte) në Mynih, gazetarët e pyetën atë në lidhje me postimet që deklaronin se ekipi “nuk është mjaftueshëm gjerman” ose “mjaftueshëm i bardhë”.

Klopp fillimisht tha se as nuk i kishte parë komentet. Pastaj trajneri gjerman ishte shumë i qartë me përgjigjen e tij.
“Nuk ka kuptim të humbasësh kohë me njerëz të tillë. Nuk do t’u jap asnjë moment mendimesh. Në jetën time të përditshme, nuk kam kohë për budallallëqe dhe nuk kam kohë për mediat sociale”, ka thënë fillimisht trajneri 59-vjeçar.
Ai shtoi se problemi më i madh i kohës sonë është se të gjithëve u lejohet të thonë çfarë të duan. “Është krejtësisht çmenduri që gjëra të tilla dalin në pah”.
Klopp theksoi se ekipi që ai drejton, i cili përfshin edhe një numër lojtarësh me origjinë migrante, po funksionon shkëlqyeshëm.
“Bashkëjetesa e tyre nuk mund të ishte më e mirë. Bota duhet të shikojë nga një dhomë zhveshjeje sportive. Atje, të gjithë respektohen për atë që janë vërtet dhe jo të diskreditohen për shkak të pikëpamjeve të gabuara të dikujt. Pikë!”, përfundoi Klopp.
Ndryshe, Klopp mori drejtimin e Gjermanisë këtë verë pasi Julian Naglesmann u shkarkua për shkak të dështimit në Kupën e Botës 2026. Klopp udhëhoqi Elf në dy ndeshje të Ligës së Kombeve, një barazim jashtë fushe me Holandën (1-1) dhe një humbje në shtëpi kundër Greqisë (0-1). /Telegrafi/





