Barcelona edhe pse fitoi në ndeshjen e kthimit çerekfinale ndaj Atletico Madridit në “Metropolitano” me rezultat 2-1, kjo nuk i mjaftoi për kualifikim, pasi katalanasit eliminohen nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Lamine Yamal dhe Ferran Torres i shënuan golat p♪7r Barcelonën, ndërsa Ademola Lookman shënoi për Atleticon.
Sipas SofaScore, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i Atletico Madridit, Juan Musso (9.2), i cili me pritjet e tij e mbajti ekipin në lojë në momentet më të vështira.
Te Barcelona spikati supertalenti Lamine Yamal me notën 8.9, duke qenë kërcënimi kryesor në fazën sulmuese, ndërsa Ferran Torres (8.3) dhe Dani Olmo (8.6) morën gjithashtu vlerësime të larta për ndikimin në lojë.
Në anën e Atletico Madridit, paraqitje të mirë kishin edhe Marcos Llorente (7.8) dhe Ademola Lookman (7.7).
Sipas notave në figurë, lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Robin Le Normand (Atletico Madrid) me notën 5.9. Pas tij vjen Clément Lenglet me 6.0.
Notat e lojtarëve të Atletico Madridit dhe Barcelonës






