Policia e Kosovës njofton qytetarët për një fushatë mashtruese (phishing) që aktualisht po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar nga Posta e Kosovës.
Këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët për të siguruar të dhëna personale dhe të dhëna të kartelave bankare, me qëllim të keqpërdorimit financiar.
Policia e Kosovës thekson se Posta e Kosovës nuk ka dërguar mesazhe të tilla, ndërsa faqet e përfshira në këto SMS nuk janë domene zyrtare.U bëjmë thirrje qytetarëve që:·
të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;· të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;·
të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;·
të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe·
nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës.
Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve dhe fton qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar.
Njoftim i Policisë së Kosovës për fushatë mashtruese (Phishing) përmes Mesazheve SMS
<div><div><img width="640" height="334" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/810584-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Njoftim i Policisë së Kosovës për fushatë mashtruese (Phishing) përmes Mesazheve SMS" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="931" height="486" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/810584-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Njoftim i Policisë së Kosovës për fushatë mashtruese (Phishing) përmes Mesazheve SMS"></p>Policia e Kosovës njofton qytetarët për një fushatë mashtruese (phishing) që aktualisht po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar nga Posta e Kosovës. Këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët për të siguruar të dhëna personale dhe të dhëna të kartelave bankare, me</div>






