Një qytetar dorëzon një sasi ari që e gjeti, Policia kërkon që personi të cilit i humbi të paraqitet në Polici

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806725-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Një qytetar dorëzon një sasi ari që e gjeti, Policia kërkon që personi të cilit i humbi të paraqitet në Polici" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806725-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Një qytetar dorëzon një sasi ari që e gjeti, Policia kërkon që personi të cilit i humbi të paraqitet në Polici" loading="lazy"></p>Policia e Kosovës ka njoftuar për një sasi ari të dorëzuar nga një qytetar në stacionin policor qendror në kryqytet. Policia e Kryeqytetit tha në një njoftim se qytetari ka raportruar se atë sasi ari e gjeti të shtunën. “Policia e Kosovës njofton se më datë 13.12.2025, një qytetar ka gjetur një sasi ari në Prishtinë</div>

Madhësia e shkronjave

Policia e Kosovës ka njoftuar për një sasi ari të dorëzuar nga një qytetar në stacionin policor qendror në kryqytet.
Policia e Kryeqytetit tha në një njoftim se qytetari ka raportruar se atë sasi ari e gjeti të shtunën.
“Policia e Kosovës njofton se më datë 13.12.2025, një qytetar ka gjetur një sasi ari në Prishtinë, të cilën e ka dorëzuar në Stacionin Policor Qendra”, thuhet në njoftim.
Me qëllim të identifikimit të pronarit, Policia e Kosovës e ka ftuar personin të cilit i ka humbur ari që “të paraqitet në Stacionin Policor Qendra, duke ofruar dëshmi përkatëse që vërtetojnë pronësinë”.
Policia e Kosovës i ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim dhe “veprim të përgjegjshëm në interes të sigurisë dhe besimit publik.