Një F-16 grek bën ulje emergjente në Zakynthos

Bota

Një aeroplan luftarak F-16 i Forcave Ajrore greke bëri ulje emergjente në ishullin Zakynthos, në Greqinë perëndimore, të enjten pasdite. Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore Helene, nënkoloneli Konstantinos Gravalos, tha se aeroplani po merrte pjesë në një fluturim stërvitor dhe bëri ulje emergjente për shkak të një mosfunksionimi të paspecifikuar. Ai tha […]

Madhësia e shkronjave

Një aeroplan luftarak F-16 i Forcave Ajrore greke bëri ulje emergjente në ishullin Zakynthos, në Greqinë perëndimore, të enjten pasdite.

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore Helene, nënkoloneli Konstantinos Gravalos, tha se aeroplani po merrte pjesë në një fluturim stërvitor dhe bëri ulje emergjente për shkak të një mosfunksionimi të paspecifikuar.

Ai tha gjithashtu se piloti “është në gjendje të mirë shëndetësore”, transmeton Telegrafi.

Në këtë kohë, autoritetet po vlerësojnë dëmet e aeroplanit, i cili mund të ketë pasur një problem me ingranazhin e uljes.

Aeroplani i përket krahut të 116-të luftarak dhe ishte ngritur nga baza ajrore Araxos, në Peloponezin veriperëndimor. /Telegrafi/