Një burrë me flamurin tibetian përpara selisë së Kombeve të Bashkuara në New York i vuri flakën vetes dhe vdiq.
Policia e New Yorkut tha se forcat e rendit iu përgjigjën një telefonate dhe gjetën një burrë 52-vjeçar me djegie të rënda në të gjithë trupin.
Burri u dërgua në spital dhe më vonë u shpall i vdekur, sipas policisë.
Zyrtarët nuk ishin në gjendje të komentonin mbi atë që e shtyu burrin t’i vinte flakën vetes.
Ndryshe, Kina thotë se Tibeti ka qenë pjesë e territorit të saj për më shumë se shtatë shekuj dhe Partia Komuniste e saj ka qeverisur rajonin e Himalajeve që nga viti 1951.
Por shumë tibetianë thonë se ata ishin në thelb të pavarur për pjesën më të madhe të historisë së tyre dhe kanë protestuar kundër asaj që e konsiderojnë si sundim të ashpër të Pekinit. /Telegrafi/






