Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës kanë ndërmarr një aktivitet zyrtar për shënimin e fillimit të aksionit të jashtëzakonshëm të inspektimeve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ky aksion ndërmerret në zbatim të vendimit të Ministrit, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, me fokus të veçantë në sektorët me rrezikshmëri të lartë, si ndërtimtaria dhe aktivitetet e ngjashme.

Ndryshe, ditë më parë ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, nxorri një vendim për ndërmarrjen e masave të menjëhershme dhe emergjente me synim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, me fokus të veçantë në sektorët me rrezikshmëri të lartë.
Sipas njoftimit zyrtar, vendimi i datës 13 prill 2026 bazohet në dispozita të ndryshme ligjore që rregullojnë funksionimin e administratës shtetërore dhe standardet e sigurisë në punë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/





