Nga Kosova në Gjermani me “Shpejtimin”: Çka shihni rrugës dhe çka nuk lejohet të merrni me vete?

Nacionale

Të pasionuarit ndaj udhëtimeve, shpesh zgjedhin rrugët tokësore deri në destinacion, thjesht, për të parë më shumë dhe për të përjetuar eksperienca të reja. Kalimi nëpër shtete, bukuritë natyrore, por, edhe njohja me arkitekturën dhe infrastrukturen e secilit vend, shton dozën e kuriozitetit, për t’u parë me sy, ato që ndoshta shpesh janë dëgjuar nga […]

Madhësia e shkronjave

Të pasionuarit ndaj udhëtimeve, shpesh zgjedhin rrugët tokësore deri në destinacion, thjesht, për të parë më shumë dhe për të përjetuar eksperienca të reja.

Kalimi nëpër shtete, bukuritë natyrore, por, edhe njohja me arkitekturën dhe infrastrukturen e secilit vend, shton dozën e kuriozitetit, për t’u parë me sy, ato që ndoshta shpesh janë dëgjuar nga të tjerërt.

E, se si kalohet kjo rrugë, për Telegrafin ka treguar Din Morina, një nga pjesëtarët e stafit të kompanisë turisitike “Shpejtimi”, kompani kjo që ofron linja të rregullta ditore, nga Kosova, për në shtetet e ndryshme të Evropës.

“Rruga nga Kosova deri në Gjermani, saktësisht në Frankfurt zgjat 25-26 orë. Nisemi nga Prizreni, vazhdojmë në Prishtinë, e pastaj në Merdarë. Pastaj i kalojmë shtetet tjera deri te destinacioni i fundit. Probleme nuk kemi, thjesht pjesa ku kalohet nëpër kufi që mund të zgjat më shumë” shtoi Morina.

Mirëpo, padyshim, që për të udhëtuar me autobus, ekzistojnë disa rregulla që duhet ndjekur, sidomos të (mos)lejimi i barjtjes së produkteve të ndryshme, nga vendlindja, deri në qytetin ku jeton.

“Zakonisht janë disa gjëra të palejuara që udhëtarët i marrin por ne si kompani iu tregojmë çdoherë se çka lejohet me u bartë me autobus, e çka jo. Mishi, turshitë, alkooli, e lloje të ndryshme të djathrave nuk bën të merren sepse kalimi i tyre nuk lejohet në kufijtë e shteteve evropiane” tha ai.

E se përse me autobus, pjesëtari i stafit të kompanisë “Shpejtimi” tha se njerëzit mund të shohin rrugët, të njihen me bukuritë natyrore dhe me formën se si ndërtojnë në shtetet tjera.

Ndër tjera, Morina ka folur edhe për shërbimet e kompanisë dhe për faktin se çka nuk duhet bërë qytetarët e Kosovës kur shkojnë në mërgim, në mënyrë që mos të penalizohen për të udhëtuar në Evropë, lirshëm dhe në çdo kohë.

“Të mos kalohet tre mujori i lejimit të qëndrimit në Evropë, sepse, më pas ka penalizime dhe gjoba” tha për fund Morina./Telegrafi/

Komentet