Përveç yjeve të Kombëtares së Portugalisë, vëmendje të madhe gjatë turneve të mëdha të futbollit marrin edhe partneret e tyre.
Shumë prej tyre kanë ndërtuar karriera të suksesshme si modele, influencuese, aktore apo sipërmarrëse dhe numërojnë miliona ndjekës në rrjetet sociale.
Georgina Rodríguez është pa dyshim partnerja më e njohur e një futbollisti portugez.
Ajo dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë që nga viti 2016 dhe së bashku po rrisin fëmijët e tyre mes Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera ku udhëtojnë shpesh.
Georgina është modele, influencuese dhe protagoniste e serialit dokumentar “I Am Georgina”, ndërsa ndiqet nga mbi 60 milionë persona në rrjetet sociale.
Modelja dhe influencuesja Ines Tomaz është bashkëshortja e Bernardo Silva.
Çifti është në lidhje që nga viti 2020 dhe u martua në verën e vitit 2023. Ata kanë një vajzë dhe së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.
Ana Pinho është bashkëshortja e Bruno Fernandes.
Historia e tyre e dashurisë nisi që në adoleshencë dhe sot ata kanë dy fëmijë.
Edhe pse rrallë shfaqet në publik, Ana është një mbështetëse e vazhdueshme e bashkëshortit të saj në ndeshjet e rëndësishme.
Aktorja portugeze Madalena Aragao është në lidhje me mesfushorin Joao Neves.
Të dy konsiderohen një nga çiftet më të ndjekura të brezit të ri në Portugali, ndërsa Madalena është aktive si në aktrim, ashtu edhe në rrjetet sociale.
Daniela Machado është partnerja afatgjatë e Jooo Cancelo, me të cilin ka dy fëmijë.
Edhe pse nuk është shumë e pranishme në media, ajo shpesh shihet në tribunë duke mbështetur Cancelon dhe ndan momente familjare me ndjekësit e saj.
Portugalia do të përballet me Kroacinë në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës, në një ndeshje që zhvillohet në stadiumin BMO Field në Toronto.
Përveç yjeve në fushë, edhe partneret e tyre pritet të jenë në tribunë për t’i mbështetur gjatë këtij dueli të rëndësishëm. /Telegrafi/






