Në Nju-Jork kërkohet drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Nacionale

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824461-ne-nju-jork-kerkohet-drejtesi-per-grate-e-dhunuara-gjate-luftes-ne-kosove.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="ne-nju-jork-kerkohet-drejtesi-per-grate-e-dhunuara-gjate-luftes-ne-kosove" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824461-ne-nju-jork-kerkohet-drejtesi-per-grate-e-dhunuara-gjate-luftes-ne-kosove.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="ne-nju-jork-kerkohet-drejtesi-per-grate-e-dhunuara-gjate-luftes-ne-kosove"></p>Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju-Jork u mbajt një diskutim me temën “Gratë, Lufta dhe Lufta për Drejtësi në Republikën e Kosovës”. Diskutimi u organizua nga Shoqata “Ulqini”, në bashkëpunim me Konsullatën. Ngjarjen e hapi dhe i përshëndeti të pranishmit ambasadori i Kosovës, Blerim Reka, i cili kërkoi drejtësi ndërkombëtare për Vasfije Krasniqin</div>

Madhësia e shkronjave

Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju-Jork u mbajt një diskutim me temën “Gratë, Lufta dhe Lufta për Drejtësi në Republikën e Kosovës”.
Diskutimi u organizua nga Shoqata “Ulqini”, në bashkëpunim me Konsullatën.
Ngjarjen e hapi dhe i përshëndeti të pranishmit ambasadori i Kosovës, Blerim Reka, i cili kërkoi drejtësi ndërkombëtare për Vasfije Krasniqin dhe për rreth 20,000 shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e së vërtetës dhe përgjegjësisë.
Diskutimi trajtoi krimet dhe gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, me theks të veçantë në krimet seksuale gjatë luftës, duke vënë në pah forcën, qëndresën dhe zërin e grave të Kosovës.
Parafolëset ishin Vasfije Krasniqi Goodman, e dërguara speciale e presidentes së Republikës së Kosovës dhe e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, e cila ndau dëshminë e saj të fuqishme, si dhe Vera Mjeku, me reflektime mbi rëndësinë e drejtësisë dhe angazhimit institucional.