Hoxhaj: Kurti nuk është kryeministër, por deputet uzurpator

Nacionale

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një deklaratë para gazetarëve tha se kjo që po ndodhë në 18 muajt e vendimit është absurde dhe nuk ka ndodhur asnjëherë në histori të Kosovës. Ai tha se në kohën kur ishte ministër i jashtëm, në momentin që ka dhënë betimin si deputet e ka […]

Madhësia e shkronjave

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një deklaratë para gazetarëve tha se kjo që po ndodhë në 18 muajt e vendimit është absurde dhe nuk ka ndodhur asnjëherë në histori të Kosovës.

Ai tha se në kohën kur ishte ministër i jashtëm, në momentin që ka dhënë betimin si deputet e ka lëshuar zyrën e ministrit.

“Kjo se çfarë po ndodh është absurde dhe nuk ka ndodh asnjëherë në histori të Kosovës”, tha ai.

“Kjo që po ndodh në këtë vend, në këta 18 muaj ne nuk e kemi një qeveri legjitime ma…ky njeri nuk është kryeministër, por deputet uzurpator… i cili merr vendime në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës…”, tha ai.

Tutje, Hoxhaj theksoi se do të bëjnë çdo gjë për ta kthyer rendin kushtetues.

Ai tha se për të premten, kryesuesi i Kuvendit do të duhej ta thërriste seancën. /Telegrafi/