Ndërprerje masive e shërbimeve të Google, ‘bien’ qindra faqe interneti dhe aplikacione – Londra më e prekur

Bota

Një ndërprerje e gjerë ka prekur qindra faqe interneti dhe aplikacione, si pasojë e një problemi me shërbimin Google Cloud. Disa aplikacione bankare, si dhe shërbimet Royal Mail dhe Rightmove, janë vetëm disa nga ato që janë prekur nga kjo ndërprerje, e cila filloi rreth orës 07:00 të mëngjesit, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi. Sipas […]

Madhësia e shkronjave

Një ndërprerje e gjerë ka prekur qindra faqe interneti dhe aplikacione, si pasojë e një problemi me shërbimin Google Cloud.

Disa aplikacione bankare, si dhe shërbimet Royal Mail dhe Rightmove, janë vetëm disa nga ato që janë prekur nga kjo ndërprerje, e cila filloi rreth orës 07:00 të mëngjesit, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Sipas Google, rajoni i Londrës është prekur, por ka raportime për probleme edhe në pjesë të tjera të botës.

Gjiganti teknologjik bëri të ditur se ekipi i tij inxhinierik po e heton problemin, i cili ka prekur qendrën e të dhënave “europe-west2” me bazë në Londër.

Në një mesazh në faqen e tij të statusit të shërbimit Cloud, Google deklaron: “Po hasim probleme me shërbime të shumta në rajonin ‘europe-west2′” dhe shton se vështirësitë filluan rreth orës 07:00”.

“Ekipi ynë inxhinierik vazhdon të hetojë problemin”.

Sipas “Down Detector”, një platformë që monitoron ndërprerjet e shërbimeve, faqet që po hasin probleme përfshijnë Rightmove, Halifax, Lloyds Bank, Revolut, HSBC dhe Royal Mail.

Megjithatë, problemet prekin edhe shërbime thelbësore, siç janë Shërbimi Kombëtar Shëndetësor (NHS) në Angli dhe gjykatat.

Një numër i madh aplikacionesh bankare janë prekur gjithashtu, duke i lënë përdoruesit të paaftë për të dërguar ose marrë pagesa.

Nga klientët e prekur, 36 për qind thanë se nuk mund të hynin në llogaritë e tyre, 31 për qind thanë se nuk mund të përdornin shërbimet bankare online, ndërsa 25 për qind të tjerë thanë se nuk mund ta përdornin aplikacionin.

Edhe aplikacioni bankar Revolut dukej se ishte prekur pjesërisht; klientët në mbarë botën nuk mund ta hapnin aplikacionin, të dërgonin para apo edhe të kryenin pagesa me kartë. /Telegrafi/

Komentet