Ndalohen për 48 orë shtatë kryesues të vendvotimeve në Klinë

Nacionale

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821114-ndalohen-per-48-ore-shtate-kryesues-te-vendvotimeve-ne-kline.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="ndalohen-per-48-ore-shtate-kryesues-te-vendvotimeve-ne-kline" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821114-ndalohen-per-48-ore-shtate-kryesues-te-vendvotimeve-ne-kline.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="ndalohen-per-48-ore-shtate-kryesues-te-vendvotimeve-ne-kline" loading="lazy"></p>Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë shtatë kryesues të vendvotimeve në komunën e Klinës, në kuadër të hetimeve që lidhen me procesin e numërimit të votave. Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, pas autorizimeve të dhëna për Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës, janë intervistuar</div>

Madhësia e shkronjave

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë shtatë kryesues të vendvotimeve në komunën e Klinës, në kuadër të hetimeve që lidhen me procesin e numërimit të votave.
Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, pas autorizimeve të dhëna për Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës, janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve komisionerë dhe kryesues të vendvotimeve.
Pas përfundimit të intervistimeve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është marrë vendim për ndalimin 48-orësh të shtatë kryesuesve të vendvotimeve.  Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale.
Në komunikatë theksohet se Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar për ruajtjen e integritetit të votës së lirë të qytetarëve dhe ndjekjen e të gjithë personave që dyshohen për përgjegjësi penale, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës./Telegrafi/

Si e vlerësoni këtë lajm?