Natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve – sot kompletohen çiftet gjysmëfinaliste

Sport

Sot (e mërkurë) rikthehet sërish para ekranit Liga e Kampionëve me dy super përballje të cilat do të kompletojnë çiftet gjysmëfinaliste për sezonin 2025/2026. Bayern Munich do të jetë nikoqir i Real Madridit në “Allianz Stadium”, ndërsa në duelin tjetër Arsenali do t’i bëjë konak Sporting Lisbonës në “Emirates Stadium”. Në duelin e parë ‘Los […]

Madhësia e shkronjave

Sot (e mërkurë) rikthehet sërish para ekranit Liga e Kampionëve me dy super përballje të cilat do të kompletojnë çiftet gjysmëfinaliste për sezonin 2025/2026.

Bayern Munich do të jetë nikoqir i Real Madridit në “Allianz Stadium”, ndërsa në duelin tjetër Arsenali do t’i bëjë konak Sporting Lisbonës në “Emirates Stadium”.

Në duelin e parë ‘Los Blancos’ do të synojnë rikthimin e rezultatit pas disfatës që ua shkaktuan bavarezët me rezultat 2-1 në “Santiago Bernabeu” javën e kaluar.

Ky pritet të jetë një mision tejet i vështirë për të besuarit e Alvaro Arbeloas, por që kjo ndeshje tashmë po llogaritet si “finale” nga ana e tyre duke ditur se në La Liga titulli mund të konsiderohet tashmë pothuajse i humbur, ndërsa tashmë janë eliminuar edhe nga Copa Del Rey.

Në anën tjetër Arsenali do të luajë para tifozëve të vet duke ditur se në ndeshjen e parë siguruan një fitore minimale me rezultat 1-0.

Pavarësisht ulje ngritjeve që kanë pasur ‘Topçinjtë’ së fundmi në Ligën Premier, të besuarit e Mikel Artetës llogariten favoritë për t’u kualifikuar tutje.

Kujtojmë se mbrëmë (e martë) Atletico Madridi dhe PSG-ja siguruan biletat e gjysmëfinales pasi eliminuan Barcelonën dhe Liverpoolin respektivisht.

Të dyja këto ndeshje është paraparë të nisin me fillim nga ora 21:00./Telegrafi/