Haliti rrëfen për periudhën kur u transferua në Shqipëri dhe ku qëndronte dallimi kryesor mes dy kampionateve atë kohë

Sport

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-futbollisti i njohur kosovar Ahmet Haliti, i cili rikthen kujtimet nga karriera e tij si futbollist dhe flet për rrugëtimin e ri në futboll, tashmë në rolin e ndihmës trajnerit te Ballkani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis. Haliti gjithashtu mes […]

Madhësia e shkronjave

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-futbollisti i njohur kosovar Ahmet Haliti, i cili rikthen kujtimet nga karriera e tij si futbollist dhe flet për rrugëtimin e ri në futboll, tashmë në rolin e ndihmës trajnerit te Ballkani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Haliti gjithashtu mes tjerash ka folur edhe për kohën kur ai kaloi nga futbolli i Kosovës në Shqipëri.

Ish-mbrojtësi ka zbuluar gjithashtu se edhe ku qëndronte dallimi kryesor mes dy kampionateve atë kohë.

“Kur kalova atje, ka qenë insistues dhe Bali Hash e thashë edhe Shpëtim Babaj. Këta kanë qenë domethënë arsyeja dhe ura lidhëse mes presidentit dhe meje”.

Këta tre kanë qenë ndoshta personat kryesorë që unë kam kalu te Besa e Kavajës. Në atë kohë ka pas shumë dallim.

Ka pas dallim në organizim, në infrastrukturë. Dukeshin në një farë mënyre klubet më serioze, sepse te ne në atë kohë edhe kushtet janë kanë financiare, edhe kushtet financiare dhe kjo është një prej arsyeve, sepse ka pas dallim ndoshta të madh në paga në atë kohë”, ka thënë Haliti mes tjerash.

Episodin e plotë me Ahmet Halitin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Komentet