La Liga ka publikuar pesë kandidatët për çmimin “Lojtari i Muajit”, ku në listë figuron edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, pas paraqitjeve të mira me skuadrën e tij.
Muriqi e ka fituar nominimin falë formës së lartë në javët e fundit, ku spikat me golin e shënuar ndaj Real Madridit, si dhe me paraqitjen vendimtare kundër Rayo Vallecanos, ndeshje në të cilën realizoi dy herë.
Përveç Muriqit, në listën e të nominuarve janë edhe Lamine Yamal, Carlos Soler, Bove dhe Vinas, që gjithashtu kanë pasur muaj të dalluar në kampionat.
Fituesi i çmimit pritet të shpallet pas votimit, ku tifozët do të kenë mundësi të zgjedhin lojtarin më të mirë të muajit në elitën e futbollit spanjoll.
Po ashtu edhe trajneri i Mallorcas, Martin Demichelis, është pjesë e nominimeve për ‘Trajnerin e Muajit’.
Muriqi po kalon sezonit e jetës te Mallorca, ku ka arritur të shënojë deri tani 21 gola në La Liga. /Telegrafi/






