Mungoi në stërvitjen e fundit, Franca pa mesfushorin kundër Irakut

Sport

Kombëtarja e Francës është vënë në alarm për gjendjen fizike të Aurelien Tchouamenit para ndeshjes së dytë në Kupën e Botës. Mesfushori i Real Madridit nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës para përballjes me Irakun në Filadelfia. Edhe pse shkaku i problemeve të tij nuk është bërë zyrtarisht i ditur, mungesa në seancën […]

Madhësia e shkronjave

Kombëtarja e Francës është vënë në alarm për gjendjen fizike të Aurelien Tchouamenit para ndeshjes së dytë në Kupën e Botës.

Mesfushori i Real Madridit nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës para përballjes me Irakun në Filadelfia. Edhe pse shkaku i problemeve të tij nuk është bërë zyrtarisht i ditur, mungesa në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes praktikisht e nxjerr atë jashtë planeve për këtë takim, shkruan AS.

Trajneri Didier Deschamps u përpoq të qetësonte situatën dhe minimizoi shqetësimet rreth gjendjes së mesfushorit francez.

“Ai qëndroi në palestër, bëri biçikletë dhe mori trajtim nga fizioterapisti. Në parim, nuk ka arsye për t’u shqetësuar”, tha Deschamps në konferencën për shtyp, duke shpjeguar se gjithçka lidhet me menaxhimin e ngarkesës së lojtarëve pas një sezoni të gjatë.

“Bëhet fjalë për menaxhimin e ekipit. Jo të gjithë lojtarët, madje as 11 që nisën ndeshjen e parë, mund të luajnë çdo ndeshje. Mendoj se kam rreth njëzet lojtarë që mund të konsiderohen titullarë, por për fat të keq në fushë mund të jenë vetëm 11. Prandaj do të më duhet të bëj ndryshime”, shtoi selektori francez.

Tchouameni luajti të gjitha 90 minutat në ndeshjen e parë ndaj Senegalit në New York, ku, pas një fillimi të vështirë, ai u vlerësua pozitivisht për partneritetin me Adrien Rabiot në mesfushë.

Një pushim ndaj Irakut nuk do të ishte i papritur për mesfushorin e Real Madridit, ndërsa Manu Kone i Romës pritet të zërë vendin e tij në formacionin e Francës. /Telegrafi/