Mund të vizitoni çdo urë që gjendet në pjesën e pasme të kartëmonedhave euro – dhe të gjitha janë në një qytet

Life/Bizare

Mediat sociale janë të mbushura me votimin për dizajnin e ri të kartëmonedhës së eurozonës, i cili u njoftua javën e kaluar. Përdoruesit e internetit po debatojnë ashpër se cili nga 10 finalistët është i preferuari i tyre, dhe ky diskutim në mënyrë të pashmangshme i ka rikthyer kartëmonedhat origjinale në qendër të vëmendjes. Ndërsa […]

Madhësia e shkronjave

Mediat sociale janë të mbushura me votimin për dizajnin e ri të kartëmonedhës së eurozonës, i cili u njoftua javën e kaluar.

Përdoruesit e internetit po debatojnë ashpër se cili nga 10 finalistët është i preferuari i tyre, dhe ky diskutim në mënyrë të pashmangshme i ka rikthyer kartëmonedhat origjinale në qendër të vëmendjes.

Ndërsa pa dyshim i keni parë dizajnet gjatë përdorimit të parave të gatshme gjatë viteve, ka shumë mundësi që të mos jeni ndalur kurrë t’i shikoni ato siç duhet, transmeton Telegrafi.

Ndryshe nga monedhat euro, të cilat kanë dizajne të ndryshme në pjesën e përparme në varësi të vendit që i prodhon, kartëmonedhat euro janë identike në të gjithë bllokun.

Çdo kartëmonedhë ka një dritare ose derë në pjesën e përparme, e cila synon të “simbolizojë frymën evropiane të hapjes dhe bashkëpunimit”, ndërsa në pjesën e pasme ka ura, të cilat “simbolizojnë komunikimin midis njerëzve të Evropës dhe midis Evropës dhe pjesës tjetër të botës”, sipas Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Kartmonedhat ishin menduar të përshkruanin stile arkitekturore nga periudha në histori – për shembull, kartëmonedha 10 euro është romane – në vend të monumenteve ose urave të vërteta.

Kjo ndodhi derisa qyteti Spijkenisse në Holandë vendosi ta bënte realitet këtë të fundit.

Dizajneri holandez Robin Stam doli me idenë për të krijuar urat e jetës reale në vitin 2011, duke punuar me një këshill lokal për të realizuar projektin në një projekt të ri strehimi, raportoi Dezeen.

Shtatë urat u hapën për publikun midis viteve 2011 dhe 2013, dhe të gjitha janë në distancë të shkurtër në këmbë nga njëra-tjetra në Spijkenisse.

Spijkenisse arrihet lehtësisht me linjat C dhe D të metrosë së Roterdamit. /Telegrafi/