Mujanoviq: Hungaria nën Orbanin ishte kërcënim për funksionimin e BE-së në politikën e jashtme

Nacionale

Analisti boshnjak Jasmin Mujanoviq ka deklaruar se Hungaria nën udhëheqjen e Viktor Orban ishte shndërruar në një kërcënim ekzistencial për funksionimin e Bashkimit Evropian si aktor i politikës së jashtme. Në një prononcim për gazetaren Melissa Chan, Mujanoviq theksoi se Orban ka ndikuar ndjeshëm në dobësimin e rolit të BE-së në skenën ndërkombëtare. Sipas tij, […]

Madhësia e shkronjave

Analisti boshnjak Jasmin Mujanoviq ka deklaruar se Hungaria nën udhëheqjen e Viktor Orban ishte shndërruar në një kërcënim ekzistencial për funksionimin e Bashkimit Evropian si aktor i politikës së jashtme.

Në një prononcim për gazetaren Melissa Chan, Mujanoviq theksoi se Orban ka ndikuar ndjeshëm në dobësimin e rolit të BE-së në skenën ndërkombëtare.

Sipas tij, përveç kësaj, kryeministri hungarez është bërë një nga mbështetësit kryesorë të regjimeve joliberale në Evropë, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.

Mujanoviq vlerësoi se kjo qasje e Hungarisë po ndikon negativisht në kohezionin dhe politikën e jashtme të BE-së, duke krijuar sfida serioze për vendimmarrjen dhe unitetin brenda bllokut evropian.

Hungaria nën akuzë për bashkëpunim me Rusinë

Orban isht po përballet me akuza të reja për bashkëpunim të ngushtë me Rusinë në përpjekjet për të zbutur sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me Kremlinin.

Sipas raportimeve të agjencisë ndërkombëtare Reuters, shqetësimet në Bruksel janë rritur pas publikimit të materialeve që lidhen me komunikime të pretenduara diplomatike midis zyrtarëve hungarezë dhe rusë, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Hungari.

Portali investigativ Vsquare.org, me seli në Varshavë, ka publikuar një regjistrim të një bisede të gushtit 2024, në të cilën Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó thuhet se është zotuar për të punuar me Sllovakinë për heqjen nga lista e sanksioneve të BE-së të një familjareje të një biznesmeni rus.

“Ne do të bëjmë çmos që ta heqim atë nga lista”, dëgjohet të ketë deklaruar Szijjártó në regjistrim, sipas publikimit.

Në reagim, Szijjártó i ka cilësuar publikimet si skandaloze, duke pretenduar se shërbimet e huaja të inteligjencës kanë përgjuar vazhdimisht telefonatat e tij dhe i kanë publikuar ato në një moment politikisht të ndjeshëm, vetëm pak para zgjedhjeve.

“Është një skandal i madh që këto telefonata janë publikuar një javë e gjysmë para zgjedhjeve parlamentare hungareze”, ka deklaruar ai në Facebook. Qeveria ruse fillimisht nuk ka dhënë koment mbi raportimet.

Sipas Vsquare.org, në një tjetër bisedë të publikuar pa regjistrim, Szijjártó thuhet se i ka premtuar zëvendësministrit rus të Energjisë, Pavel Sorokin, angazhim për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj flotës ruse të tankerëve të naftës në hije.

Publikimet vijnë në një moment të ndjeshëm politik në Hungari, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 12 prillit, ku kryeministri Viktor Orbán po përballet me presion të shtuar, ndërsa sondazhet e pavarura tregojnë epërsi të opozitës Tisza.

Pavarësisht luftës në Ukrainë, Hungaria vazhdon të mbajë marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe të mbetet e varur nga importet e energjisë ruse.

Rasti ka shtuar shqetësimet në BE se Budapesti po vepron në linjë me interesat e Moskës, duke minuar përpjekjet evropiane për mbështetjen e Ukrainës.

Orban, si kryeministër i Hungarisë, ishte shënjestër e kritikave të ashpra nga Brukseli, për shkak të minimit të demokracisë në vend dhe kundërshtimit të mbështetjes për Ukrainën, pas pushtimit rus.

Megjithatë, presidenti serb e përshkroi atë si një “mik të madh” dhe tha se marrëdhëniet midis dy vendeve ishin “në një nivel të lartë dhe historik”.

Vetë Vuçiq u bë shënjestër e kritikave nga Brukseli, për shkak të marrëdhënieve të tij me Moskën dhe Pekinin, si dhe gjendjes së sundimit të ligjit në Serbi.

“Me humbjen e Orbanit, Vuçiq humbi një aleat dhe përfaqësues të rëndësishëm në Bashkimin Evropian. Ishte një vëllazëri autoritare midis dy udhëheqësve politikë, dhe kjo është ajo mbi të cilën ata i bazuan marrëdhëniet e tyre”, thotë Popov.

Ai shton se humbja e Fideszit është një “sinjal i keq” për Vuçiqin, sepse ka një efekt “inkurajues” te votuesit e opozitës.

“Është dëshmuar se Orban, i cili kishte mbështetjen si të [presidentit amerikan, Donald] Trump, ashtu edhe të [presidentit rus, Vladimir] Putin, dhe që sundoi Hungarinë për 16 vjet, mund të humbasë ndaj një njeriu që themeloi partinë dy vjet më parë dhe e udhëhoqi atë drejt fitores”, shton Popov.