Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
SHMU njofton se moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezentë në orët e mesditës deri në orët e pasdites kryesisht përgjatë relieveve malore të ultësirës perëndimore dhe në verilindje të vendit.
Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/





