Për të martën në Shqipëri parashikohet i kthjellët ndërsa vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore – malore të vendit në orët e mesditës deri ne pasdite.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se do të ketë prezencë e reshjeve të shiut me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje të territorit në orët e mesditës e pasdite.

Po ashtu do të ketë prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.
Era parashikohet të fryjë me drejtim Veriperëndim-verilindje.me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.
Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/





