Shërbimi Meterologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
SHMU njofton se moti parashikohet i vranët dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jug reshjet e shiut në intervale afatshkurtra parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera- herës pritet të fitojë shpejtësi deri 16m/s.
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/





