Mot me shi në Shqipëri

Nacionale

Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare. Në zonën e veriut dhe në relievet malore në lindje prej orëve të mesditës vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare. SHMU njofton tutje se prej […]

Madhësia e shkronjave

Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare.

Në zonën e veriut dhe në relievet malore në lindje prej orëve të mesditës vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare.

SHMU njofton tutje se prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në malësitë e kësaj zone dhe në mënyrë të izoluar reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/