Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë orëve të paradites.
Pasdite do të ketë shtim të vranësirave, ndërsa në disa zona të vendit priten reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13°C dhe 18°C, ndërsa ato maksimale nga 29°C deri në 33°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi dhe perëndimi, me shpejtësi 2–8 m/s, ndërsa gjatë zhvillimit të vranësirave mund të ketë përforcime të përkohshme. /Telegrafi/






