Mitrovica triumfon ndaj Ferencvaroshit dhe siguron vazhdimin në Evropë

Sport

Futbollistet e Mitrovicës kanë shënuar një tjetër sukses në arenën evropiane, duke siguruar vazhdimin e garave pas fitores 2-1 ndaj skuadrës së njohur hungareze, Ferencvarosh. Ndeshja u zhvillua sot (e shtunë) paradite në Budapest dhe ishte e vlefshme për vendin e tretë në mini-grupin e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Me këtë […]

Madhësia e shkronjave

Futbollistet e Mitrovicës kanë shënuar një tjetër sukses në arenën evropiane, duke siguruar vazhdimin e garave pas fitores 2-1 ndaj skuadrës së njohur hungareze, Ferencvarosh.

Ndeshja u zhvillua sot (e shtunë) paradite në Budapest dhe ishte e vlefshme për vendin e tretë në mini-grupin e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Me këtë fitore, Mitrovica siguroi të drejtën për të vazhduar garat në raundin e parë kualifikues të “Europa Cup”, që përfaqëson nivelin e dytë të garave evropiane për klubet e futbollisteve.

Ferencvaroshi kaloi në epërsi në minutën e 68-të, duke e vështirësuar situatën për skuadrën kosovare. Megjithatë, Mitrovica reagoi fuqishëm në fund të takimit.

Heroina e përmbysjes ishte Aurora Mulliqi. Ajo fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 76-të, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë realizoi edhe golin e dytë, duke i dhënë Mitrovicës fitoren 2-1 dhe kualifikimin për vazhdimin e aventurës evropiane.

Ndeshja ndaj Ferencvaroshit ishte vendimtare, pasi fituesi siguronte një vend në “Europa Cup”, ndërsa skuadra humbëse eliminohej nga garat evropiane.

Mitrovica kishte pësuar humbje në gjysmëfinalen e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke u mposhtur 5-0 nga Brann i Norvegjisë të mërkurën në Budapest.

Megjithatë, skuadra kosovare u rikthye fuqishëm në ndeshjen vendimtare dhe me fitoren ndaj Ferencvaroshit siguroi një tjetër paraqitje në skenën evropiane. /Telegrafi/