MIT njofton për mbyllje të përkohshme të një korsie në disa segmente rrugore më 5, 6 dhe 7 qershor për shkak të garës së çiklizmit

Nacionale

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka njoftuar se më 5, 6 dhe 7 qershor 2026 (e premte, e shtunë dhe e diel) Federata e Çiklizmit e Kosovës do të organizojë Garën Ndërkombëtare të Çiklizmit në disa segmente rrugore të vendit, përfshirë autoudhët “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”. Sipas njoftimit, gjatë zhvillimit të garës do […]

Madhësia e shkronjave

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka njoftuar se më 5, 6 dhe 7 qershor 2026 (e premte, e shtunë dhe e diel) Federata e Çiklizmit e Kosovës do të organizojë Garën Ndërkombëtare të Çiklizmit në disa segmente rrugore të vendit, përfshirë autoudhët “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.

Sipas njoftimit, gjatë zhvillimit të garës do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të qarkullimit në segmentet e parapara, sipas itinerarit.

“Gjatë zhvillimit të garës, në segmentet e parapara do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të qarkullimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

MIT ka bërë të ditur se, për mbarëvajtjen e garës dhe sigurinë e pjesëmarrësve, Federata e Çiklizmit e Kosovës do të bashkëpunojë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik për kufizimet e përkohshme gjatë zhvillimit të garës, si dhe apelon për respektimin e udhëzimeve të Policisë së Kosovës, zyrtarëve të garës dhe sinjalizimit rrugor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/