“Deri më tani është paraqitur një kërkesë për ekstradim për Nikola Gruevskin, më 20 nëntor 2018, si dhe plotësim i kërkesës në qershor 2019. Ekstradimi u kërkua për të gjitha rastet për të cilat kishte informacione se po zhvilloheshin procedura para autoriteteve gjyqësore të RMV-së, domethënë për të gjitha rastet për të cilat është lëshuar urdhër arresti”, thonë nga Ministria e Drejtësisë, pas aktualizimit të çështjes së ekstradimit të Nikolla Gruevskit, që erdhi pas rezultateve të zgjedhjeve në Hungari.
“Republika e Hungarisë e hodhi poshtë kërkesën për ekstradim më 5.8.2019, me arsyetimin se Nikola Gruevskit i është dhënë azil, në përputhje me legjislacionin e tyre, i cili nuk lejon dorëzimin e një personi që gëzon një status të tillë në vendin nga i cili është larguar”.
“Ministria e Drejtësisë po e monitoron vazhdimisht rastin dhe po merr të gjitha masat në përputhje me ligjin për të siguruar dokumentet e nevojshme. Nesër, një kërkesë do t’u paraqitet autoriteteve kompetente gjyqësore dhe prokurorive dhe do të kërkohen dokumentet e nevojshme për të gjitha rastet që lidhen me personin Nikola Gruevski. Pasi të marrim dokumentet e nevojshme nga autoritetet kompetente, Ministria e Drejtësisë do të veprojë në përputhje me rregulloret pozitive ligjore”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.





