Ministri Karakaçi: Elektrifikim i plotë i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës përfundon në 2027

Nacionale

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, prezantoi në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila do të financojë elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe lidhjen me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Karakaçi tha se financimi përmbyll paketën e projektit më të madh hekurudhor të […]

Madhësia e shkronjave

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, prezantoi në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila do të financojë elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe lidhjen me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Karakaçi tha se financimi përmbyll paketën e projektit më të madh hekurudhor të realizuar në Shqipëri në dekadat e fundit dhe do të mundësojë elektrifikimin e plotë të linjës, ndërtimin e infrastrukturës energjetike dhe certifikimin sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Sipas ministrit, punimet civile kanë përfunduar, sistemet e sinjalizimit janë drejt finalizimit dhe me miratimin e marrëveshjes do të nisë faza e elektrifikimit. Objektivi është që deri në fund të vitit 2027 qytetarët të kenë në dispozicion një linjë moderne me trena plotësisht elektrikë.

Karakaçi theksoi gjithashtu se qeveria po avancon edhe projekte të tjera hekurudhore, si zgjatimi i linjës drejt stacionit qendror të Tiranës, rikonstruksioni i segmentit Vorë-Shkodër-Hani i Hotit, rehabilitimi i linjës Durrës-Rrogozhinë dhe hartimi i projektit për vazhdimin e saj deri në Pogradec.

Ai nënvizoi se ndër projektet strategjike mbetet edhe hekurudha Durrës-Prishtinë, për të cilën po punohet për sigurimin e financimit.

Në përfundim, ministri u bëri thirrje deputetëve të mbështesin projektligjin, duke e cilësuar atë si një investim strategjik që do të afrojë Shqipërinë me rrjetin evropian të transportit dhe do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Projektligji që paraqesim sot ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për elektrifikimin e linjës Tiranë-Durrës dhe stacionin e Rinasit, dhe që përmbyllë në fakt, paketën financiare të projektit më të madh hekurudhor të realizuar në vendin tonë në dekadat e fundit.

Me këtë financim, bëhet i mundur elektrifikimi i plotë i linjës, ndërtimi i infrastrukturës energjetike dhe certifikimi sipas standardeve të Bashkimit Europian, duke sjellë për herë të parë një shërbim modern hekurudhor me trena elektrikë. Dhe, në fakt, edhe për t’ju përgjigjur edhe më gjatë pyetjes, unë mendoja se ishte e qartë në relacion, tërësisht elektrik dhe vetëm elektrik.

Ky është një investim që është shumë i rëndësishëm për hekurudhën shqiptare. Siç e thashë në përgjigjen e pyetjes, punimet civile tashmë kanë përfunduar, sistemet e sinjalizimit janë drejt finalizimit, stacionet e reja po ndërtohen dhe me miratimin e kësaj marrëveshje nis edhe faza e elektrifikimit.

Objektivi ynë është që deri në fundin e vitit 2027, qytetarët shqiptarë të kenë në dispozicion një linjë hekurudhore moderne, të sigurt dhe të denjë për një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian. Por ky projekt nuk është vetëm një investim i veçuar, pasi doja të theksoja edhe disa projekte të tjera në hekurudhë, pasi është pjesë e një programi të gjerë për rilindjen e transportit hekurudhor shqiptar, një sektor që për shumë vite mbeti jashtë vëmendjes së investimeve.

Paralelisht me linjën Tiranë-Durrës dhe Aeroportin “Nënë Tereza”, po ecin projektet për zgjatimin e hekurudhës drejt stacionit qendror të Tiranës, ndërtimin e sistemit modern të mirëmbajtjes së trenave (depo), si dhe përgatitjen e kontratës së shërbimit publik që do të garantojë një shërbim cilësor dhe të qëndrueshëm për qytetarët. Njëkohësisht kanë avancuar procedurat për rikonstruksionin e linjës, Vorë-Shkodër-Hani i Hotit, një segment me rëndësi strategjike për lidhjen e Shqipërisë me Malin e Zi dhe rrjetin europian të transportit. Dhe për këtë linjë, Vorë-Shkodër-Hani i Hotit, tashmë jemi në procedurë konkurruese, përsëri sipas procedurave të financuesit ndërkombëtar dhe pritet finalizimi i procedurës shumë shpejt. Në proces janë edhe procedurat për rikonstruksionin e segmentit Durrës-Rrogozhinë, ndërsa po hartohet projekti inxhinierik për vazhdimin e linjës nga Rrogozhina deri në Pogradec./Tv Klan