Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Ferit Hoxha, nesër do ta vizitojë Kosovën.
Hoxha do të pritet në takim nga ushtruesja e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Hoxha dhe Haxhiu do të takohen në orën 10:00.
“Në orën 10:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha”, thuhet në njoftimin e Presidencës.






