Michael Jackson mposht Kneecap në betejën për albumin numër një në Mbretërinë e Bashkuar

Magazina

Michael Jackson ka arritur të rikthehet në krye të listës zyrtare të albumeve në Mbretërinë e Bashkuar, duke lënë pas grupin e repit në gjuhën irlandeze Kneecap, në një garë të ngushtë trepalëshe. Në vendin e dytë u rendit Kneecap, të ndjekur nga ish-anëtarja e Spice Girls, Melanie C, e cila zuri vendin e tretë. […]

Madhësia e shkronjave

Michael Jackson ka arritur të rikthehet në krye të listës zyrtare të albumeve në Mbretërinë e Bashkuar, duke lënë pas grupin e repit në gjuhën irlandeze Kneecap, në një garë të ngushtë trepalëshe.

Në vendin e dytë u rendit Kneecap, të ndjekur nga ish-anëtarja e Spice Girls, Melanie C, e cila zuri vendin e tretë.

Albumi i Kneecap, “Fenian”, i publikuar më herët gjatë këtij muaji, shënon suksesin më të madh të grupit deri më tani, duke u bërë albumi i tyre më i lartë në klasifikimet në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë, publikimi i tyre i mëparshëm “Fine Art” kishte arritur vetëm vendin e 43-të në 2024, por kishte performuar më mirë në Irlandë, shkruan BBC.

Melanie C, me albumin “Sweat”, regjistroi performancën e saj më të mirë solo në charts, por ende nuk ka arritur një album numër një si solo artiste pas kohës së saj në Spice Girls.

Michael Jackson, ndërkohë, nuk është i panjohur për suksesin në listat britanike, duke arritur vendin e parë nëntë herë gjatë jetës së tij dhe një herë pas vdekjes me “The Essential Michael Jackson”, i cili qëndroi shtatë javë në krye.

Rikthimi i këtij albumi në majë të klasifikimeve lidhet edhe me interesin e shtuar nga filmi biografik “Michael”, me protagonist nipin e tij, Jaafar Jackson, i cili ka shënuar një hapje rekord në arkëtime globale.

Sipas Official Charts Company, diferenca mes vendit të parë dhe të tretë ishte më pak se 3,000 njësi gjatë javës së matjes. /Telegrafi/