Mësohen prapaskenat: Real Madridi e refuzoi Enzo Fernandezin

Sport

Real Madridi e kishte refuzuar interesimin për Enzo Fernandezin, ndërsa Manchester City përfitoi nga situata dhe e finalizoi transferimin e mesfushorit argjentinas nga Chelsea. Fernandez besonte se kishte hapësirë për të në mesfushën e Real Madridit dhe kishte dhënë disa sinjale publike se do ta mirëpriste një transferim te gjiganti spanjoll. Megjithatë, drejtuesit e Real […]

Madhësia e shkronjave

Real Madridi e kishte refuzuar interesimin për Enzo Fernandezin, ndërsa Manchester City përfitoi nga situata dhe e finalizoi transferimin e mesfushorit argjentinas nga Chelsea.

Fernandez besonte se kishte hapësirë për të në mesfushën e Real Madridit dhe kishte dhënë disa sinjale publike se do ta mirëpriste një transferim te gjiganti spanjoll.

Megjithatë, drejtuesit e Real Madridit nuk e kthyen interesimin e tij. Përkundrazi, klubi madrilen mohoi publikisht se ishte në kërkim të mesfushorit të Chelseat.

Sipas gazetarit Jose Felix Diaz, kjo përgjigje e ftohtë nga Real Madridi i dha Manchester Cityt mundësinë për të vepruar shpejt. Drejtuesit e klubit anglez avancuan negociatat dhe arritën ta mbyllnin marrëveshjen për transferimin e Fernandezin.

Kështu, Manchester City e transferoi yllin argjentinas nga Chelsea, duke i paraprirë Real Madridit, i cili nuk kishte shfaqur gatishmëri për ta afruar lojtarin në “Santiago Bernabeu”.

Fernandez, i cili ishte bërë një prej mesfushorëve më të rëndësishëm të Chelseat, tashmë do ta vazhdojë karrierën në Manchester, ndërsa Real Madridi duhet të shohë alternativa të tjera për përforcimin e mesfushës./Telegrafi/