Kombëtarja e Kosovës është në disavantazh nga Austria pas 45 minutave lojë.
“Dardanët” janë dominuar nga austriakët në këtë pjesë, por që kanë pasur edhe rast shënimi, me epilogun që rezultoi të jetë 2-0.
Vedat Muriqi kishte rastin e artë për të kaluar Kosovën në epërsi mirëpo dështoi nga afërsia, duke gjuajtur mbi portë.
Mirëpo, që atëherë Austria e mbajti më shumë posedimin për të krijuar disa raste shënimi dhe golin e gjeti falë një harkimi të Schmid, i cili e gjeti David Affengrubber, me këtë të fundit që realizoi me kokë.
Austria faktikisht kishte edhe një rast të artë shënimi përmes Schmid, por që Lumbardh Dellova bëri heroin për ta larguar topin.
Krejt në fund, kapiteni Schlager vrapoi i vetëm deri në mesin e fushës, për të pasuar për Wimmer, i cili asistoi te Adamu, me këtë të fundit që realizoi në portën e zbrazur (45+2’).
Kësisoj, Kosovës i mbetet të provojë në pjesën e dytë për të bërë ndonjë rikthim./Telegrafi/





