Bota e televizionit u trondit nga vdekja e papritur e TikTokerit të njohur dhe ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi.
Ai ndërroi jetë të mërkurën, si pasojë e një aksidenti me motor në Prishtinë.
Dy miqtë e tij të afërt, Egzon Sahiti dhe Fitim Sylejmani, kanë reaguar të tronditur pas vdekjes së parakohshme të mikut të tyre. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ata kanë shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij.
“Lal, ma ke këput shpirtin, vëllau jem”, është shprehur Sahiti përmes një postimi në InstaStory.
Një reagim të ngjashëm ka bërë edhe Sylejmani, i cili ka ndarë dhimbjen me ndjekësit e tij.
“Lal, ma këpute shpirtin, vëllau jem. Allahu të mëshiroftë e të boftë prej banorëve të Xhenetit”, ka shkruar Sylejmani.
Fitimi dhe Egzoni ishin miq të afërt të TikTokerit të ndjerë, me të cilin kishin bashkëpunuar në projekte të ndryshme dhe kishin publikuar së bashku video të shumta në rrjetet sociale.
Humbja e Laurentit ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.






