​Lushtaku paralajmëron protesta: E vetmja zgjidhje për bllokadën e Kuvendit është rruga

Nacionale

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka paralajmëruar protesta, siç ka thënë, për vonesën e konstituimit të Kuvendit. Ai tha se kanë pritur që të hënën të thirret vazhdimi i seancës konstituive, mirëpo, sipas tij, LVV-ja e ka bërë normë shkeljen e Kushtetutës. “Edhe ne ishim në pritje dhe kishim diskutim […]

Madhësia e shkronjave

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka paralajmëruar protesta, siç ka thënë, për vonesën e konstituimit të Kuvendit.

Ai tha se kanë pritur që të hënën të thirret vazhdimi i seancës konstituive, mirëpo, sipas tij, LVV-ja e ka bërë normë shkeljen e Kushtetutës.

“Edhe ne ishim në pritje dhe kishim diskutim në Grupin Parlamentar se pse s’ka ardhur ftesa brenda 48 orëve që të ftohet dhe diskutohet për konstituimin e Kuvendit. Është për keqardhje kjo arrogancë e pushtetit dhe mazhorancës. U bë normë dhe normalitet shkelja e Kushtetutës, ndërkaq për Kushtetutën dhe vetë shtetin e Kosovës kanë dhënë shumë mund, sakrificë dhe gjak për të arritur pavarësinë dhe demokracinë. Nuk është mirë të neglizhohet dhe bëhet normalitet, pasi ai ka këtë rrugë dhe kjo është keqardhje”, tha ai.

I pyetur se a do ta dërgojnë rastin në Gjykatë Kushtetuese, Lushtaku tha se është absurditet me iu drejtuar sërish Kushtetueses, derisa tha se zgjidhja e vetme mbetet rruga, duke aluduar në protesta.

“Është absurditet ne me dërgu edhe një herë në Gjykatë Kushtetuese, kur është dëshmuar 100 herë se çdo herë kur kemi dërguar raste në Kushtetuese, ata kanë dalur të lagur apo të abuzuar me Kushtetutën. Ne e dimë se mbi 20 raste janë që është vërtetuar se kanë shkelur Kushtetutën. Më nuk ka rrugë vetëm institucionale dhe e vetmja (zgjidhje) do të jetë rruga”, tha ai. /Kp/Telegrafi/