Luis de la Fuente është shpallur trajneri më i mirë i vitit në ceremoninë e Topit të Artë, duke fituar çmimin Johan Cruyff.
Përzgjedhësi i Spanjës pason në këtë vlerësim Carlo Ancelottin dhe Luis Enriquen, fituesit e dy edicioneve të mëparshme.
Ky çmim vjen si shpërblim për sukseset e jashtëzakonshme të De la Fuentes me kombëtaren spanjolle. Nën drejtimin e tij, Spanja fitoi Ligën e Kombeve në vitin 2023, Kampionatin Evropian më 2024 dhe Kupën e Botës më 2026.
LUIS DE LA FUENTE IS THE MEN’S COACH OF THE YEAR! #ballondor https://t.co/asoNfyDyM7
— Ballon d’Or (@ballondor) October 26, 2026
Në krye të përfaqësueses spanjolle që nga viti 2022, De la Fuente ka ndërtuar një skuadër konkurruese, duke kombinuar talentet e reja me futbollistët me përvojë. Ai ka drejtuar gjithashtu ekipet e moshave të Spanjës, duke qenë pjesë e strukturave të federatës që nga viti 2013.
Në moshën 65-vjeçare, trajneri spanjoll merr një tjetër vlerësim të rëndësishëm në karrierën e tij, pas një periudhe të suksesshme që e ka vendosur Spanjën në majën e futbollit botëror. /Telegrafi/