Hakimi shkruan historinë e ‘Topit të Artë’, vendos rekord të veçantë për mbrojtësit afrikanë

Sport

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, ka shënuar një arritje historike në garën për Topin e Artë, duke vendosur një rekord të veçantë për futbollistët afrikanë. Sipas platformës statistikore Stats Foot, reprezentuesi maroken është bërë mbrojtësi i parë afrikan në histori që renditet në mesin e 15 futbollistëve më të mirë të Topit të Artë […]

Madhësia e shkronjave

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, ka shënuar një arritje historike në garën për Topin e Artë, duke vendosur një rekord të veçantë për futbollistët afrikanë.

Sipas platformës statistikore Stats Foot, reprezentuesi maroken është bërë mbrojtësi i parë afrikan në histori që renditet në mesin e 15 futbollistëve më të mirë të Topit të Artë në dy edicione të ndryshme.

Hakimi përfundoi në vendin e gjashtë në vitin 2025, ndërsa në renditjen e vitit 2026 u pozicionua i 13-ti, duke regjistruar një rënie prej shtatë pozitash krahasuar me edicionin e kaluar.

Megjithatë, pavarësisht kësaj rënieje, ylli i PSG-së vazhdon të jetë ndër futbollistët më të vlerësuar në botë, duke konfirmuar rëndësinë e tij në futbollin elitar.

Me këtë arritje, Hakimi ka hyrë në historinë e Topit të Artë si mbrojtësi i parë nga kontinenti afrikan që siguron dy herë një vend në mesin e 15 më të mirëve.

Ky rekord përforcon më tej statusin e 27-vjeçarit si një prej mbrojtësve më të spikatur të futbollit botëror. /Telegrafi/

Komentet