Rimini, arrestohen dy shqiptarë për trafik d****, sekuestrohen 91 doza k****** në Itali

Nacionale

Dy shtetas shqiptarë, 24 dhe 27 vjeç, janë arrestuar në Rimini të Italisë, pasi dyshohet se merreshin me shitjen e lëndëve narkotike. Gjatë operacionit, karabinierët sekuestruan mbi 50 gramë k****** dhe 2,440 euro para të gatshme. Sipas raportimeve, dy të rinjtë u kapën në flagrancë nga karabinierët, teksa ndodheshin në një automjet dhe po i […]

Madhësia e shkronjave

Dy shtetas shqiptarë, 24 dhe 27 vjeç, janë arrestuar në Rimini të Italisë, pasi dyshohet se merreshin me shitjen e lëndëve narkotike. Gjatë operacionit, karabinierët sekuestruan mbi 50 gramë k****** dhe 2,440 euro para të gatshme.

Sipas raportimeve, dy të rinjtë u kapën në flagrancë nga karabinierët, teksa ndodheshin në një automjet dhe po i shisnin një dozë k****** një personi.

Pas ndalimit, efektivët ushtruan kontrolle ndaj dy të dyshuarve, në automjetin me të cilin udhëtonin, si dhe në banesat e tyre, raporton Teleromagna.

Gjatë kontrolleve, policia zbuloi 91 doza të tjera k******, të paketuara dhe të gatshme për shitje, me një peshë totale prej më shumë se 50 gramësh.

Përveç lëndës narkotike, autoritetet sekuestruan edhe një peshore precize, që dyshohet se përdorej për ndarjen e drogës, si dhe 2,440 euro para të gatshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Të dy shqiptarët, 24 dhe 27 vjeç, të cilët sipas autoriteteve ishin të papunë dhe të njohur më parë për forcat e rendit, u arrestuan nën dyshimet për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike./Telegrafi/

Komentet