Luftëtari i UFC-së vdes pasi pësoi një atak në zemër në gjumë

Sport

Bota e arteve marciale është goditur nga një lajm i trishtueshëm. Luftëtari brazilian i MMA-së, Allan Nascimento, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, pasi pësoi një atak në zemër. Lajmi për vdekjen e tij u publikua nga faqja zyrtare e UFC-së dhe sipas informacioneve të disponueshme, Nascimento vdiq në gjumë. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të […]

Madhësia e shkronjave

Bota e arteve marciale është goditur nga një lajm i trishtueshëm. Luftëtari brazilian i MMA-së, Allan Nascimento, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, pasi pësoi një atak në zemër.

Lajmi për vdekjen e tij u publikua nga faqja zyrtare e UFC-së dhe sipas informacioneve të disponueshme, Nascimento vdiq në gjumë. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor, mjekët nuk arritën t’i shpëtonin jetën.

“Këtë mëngjes, të hënën, më 3 gusht, i dashuri ynë Allan Nascimento u gjet pa shenja jete pasi pësoi një atak në zemër gjatë gjumit. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, ai u shpall i vdekur në vendngjarje”.

“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen, miqtë, shokët dhe të gjithë ata që e donin Allanin”, thuhet në deklaratë.

Gjatë karrierës së tij në UFC, Nascimento zhvilloi gjashtë ndeshje dhe arriti katër fitore, ndërsa në MMA pati një rekord prej 22 fitoresh dhe 7 humbjesh.

Ai debutoi në organizatën më të fortë MMA në botë kundër Tagir Ulanbekov, pas së cilës shënoi fitore ndaj Jake Hadley, Carlos Hernandez, Jafela Filho dhe Cody Durden.

Paraqitja e tij e fundit ishte në qershor të këtij viti, kur u mposht nga Mitch Rapos me vendim të ndarë të gjyqtarëve.

Edhe pse nuk ishte ndër yjet më të mëdhenj të UFC-së, Nascimento njihej si një luftëtar në ngritje dhe konsiderohej një nga përfaqësuesit më të mirë të kategorisë së peshave të lehta. /Telegrafi/