Lëvizje e papritur e Flickut, gjashtë lojtarë të Barcelonës rrezikojnë largimin këtë verë

Sport

Hansi Flick ka vendosur të ndryshojë dinamikën e punës për gjashtë futbollistë të Barcelonës, të cilët ende nuk e kanë të qartë të ardhmen e tyre në klub, në fazën e fundit të afatit kalimtar. Bëhet fjalë për Marc Casado, Jofre Torrents, Hector Fort, Tommy Marques, Guille Fernandez dhe Toni Fernandez. Ky vendim i Flickut […]

Madhësia e shkronjave

Hansi Flick ka vendosur të ndryshojë dinamikën e punës për gjashtë futbollistë të Barcelonës, të cilët ende nuk e kanë të qartë të ardhmen e tyre në klub, në fazën e fundit të afatit kalimtar.

Bëhet fjalë për Marc Casado, Jofre Torrents, Hector Fort, Tommy Marques, Guille Fernandez dhe Toni Fernandez.

Ky vendim i Flickut vjen pas lëndimit të Roony Bardghjit dhe në një moment kur Barcelona ende duhet të finalizojë disa largime nga skuadra.

Të gjithë këta futbollistë kishin qenë pjesë e ekipit të parë gjatë fazës përgatitore. Barcelona i kishte përfshirë në skuadrën e drejtuar nga Flick që nga fillimi i përgatitjeve, por situata e tyre tani ka ndryshuar për shkak të së ardhmes së pasigurt.

Rasti më i avancuar është ai i Jofre Torrents, transferimi i të cilit te Ajax është praktikisht i mbyllur.

Marrëveshja mes klubeve është duke u punuar prej disa ditësh dhe kanë mbetur vetëm hapat e fundit përpara se transferimi të zyrtarizohet.

Ndërkohë, Casado po stërvitet veçmas, ndërsa po shqyrton opsionet për të ardhmen e tij.

Mesfushori ka marrë oferta nga Arabia Saudite dhe është në kontakt edhe me disa klube evropiane. Për këtë arsye, ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar rreth klubit ku do ta vazhdojë karrierën.

Situatë të ngjashme ka edhe Fort. Mbrojtësi i krahut duhet të gjejë një klub të ri dhe, sipas raportimeve, për të kanë ardhur oferta nga skuadra angleze që janë të gatshme ta transferojnë.

Barcelona gjithashtu po punon për të zgjidhur situatën e Tommy Marques para mbylljes së afatit kalimtar.

Prioritet për klubin katalunas është shitja e tij, ndërsa huazimi mbetet një alternativë në rast se ofertat financiare nuk i plotësojnë kërkesat e Barcelonës. Në mesin e skuadrave të interesuara është edhe Sporting Braga.

Ndërsa Guille Fernandez dhe Toni Fernandez përbëjnë grupin e fundit të lojtarëve që pritet të largohen nga dinamika e zakonshme e skuadrës së parë të Hansi Flickut.

Të dy futbollistët kanë disa skuadra të interesuara për shërbimet e tyre dhe Barcelona po shqyrton si mundësinë e transferimit të përhershëm, ashtu edhe atë të huazimit./Telegrafi/