Bayer Leverkuseni u përballë me Arsenalin në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve, një duel që paraprakisht konsiderohej ndër më të vështirët për skuadrën gjermane.
Arsenali këtë sezon është vlerësuar si një nga ekipet më të forta në Evropë, ndërsa një nga armët më të rrezikshme të londinezëve kanë qenë goditjet nga këndi.
“Topçinjtë” kanë shënuar një numër të madh golash pikërisht nga kornerët, gjë që ka bërë që kjo statistikë të diskutohet gjerësisht në opinionin sportiv.






