Kuvendi mblidhet sot, në rend dite deklarata për Aktgjykimin e Speciales

Nacionale

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, duke filluar nga ora 11:00. Në rend dite të seancës është miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026. Para shqyrtimit të deklaratës, deputetët pritet të miratojnë procesverbalet nga seancat e mëparshme, ndërsa do të zhvillohet […]

Madhësia e shkronjave

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, duke filluar nga ora 11:00.

Në rend dite të seancës është miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

Para shqyrtimit të deklaratës, deputetët pritet të miratojnë procesverbalet nga seancat e mëparshme, ndërsa do të zhvillohet edhe betimi i deputetëve.

Po ashtu, në këtë seancë parashihet zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në rend dite është edhe formimi i komisioneve parlamentar.

Kujtojmë se nisma për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është dërguar për mendim në Qeverinë e Kosovës.

Më 21 shtator, Partia Demokratike e Kosovës e dorëzoi në Kuvend projektligjin.

Në dokumentin e ndryshimeve të propozuara, kërkohet ndër të tjera që dënimet më të larta që mund të shqiptohen nga Gjykata në Hagë të jenë 15 vjet burgim dhe që të dënuarit të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.

1.Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;

3.Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026;

4.Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga Grupi Parlamentar i PDK-së;

5.Formimi i komisioneve parlamentare. /Telegrafi/