Kush është Ester Exposito? Është parë disa herë në shoqërinë e Kylian Mbappes

Magazina

Në muajt e fundit, rrjetet sociale dhe mediat rozë kanë vënë në qendër të vëmendjes një çift të mundshëm që ka ngjallur shumë kuriozitet: futbollistin francez Kylian Mbappe dhe aktoren spanjolle Ester Exposito. Dyshja është parë disa herë së bashku në publik, duke nisur spekulime për një lidhje të mundshme. Edhe pse nuk ka asnjë […]

Madhësia e shkronjave

Në muajt e fundit, rrjetet sociale dhe mediat rozë kanë vënë në qendër të vëmendjes një çift të mundshëm që ka ngjallur shumë kuriozitet: futbollistin francez Kylian Mbappe dhe aktoren spanjolle Ester Exposito.

Dyshja është parë disa herë së bashku në publik, duke nisur spekulime për një lidhje të mundshme.

Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjëri prej tyre, paraqitjet e tyre të përbashkëta kanë mjaftuar që emrat e tyre të bëhen temë diskutimi në shumë media ndërkombëtare.

Sidomos për faktin se Kylian njihet për jetën e tij private shumë të rezervuar, çdo dalje e tij publike merr vëmendje të madhe.

Në këtë kontekst, historia e tyre ka ndezur edhe më shumë interes, jo vetëm për shkak të famës globale të të dyve, por edhe për kiminë që fansat pretendojnë se kanë vënë re mes tyre.

Kush është Ester Exposito, e dashura e re e Kylian?

Ester është një nga aktoret më të njohura të brezit të ri në skenën evropiane të filmit dhe televizionit.

E lindur më 26 janar 2000 në Madrid, ajo tregoi interes për aktrimin që në moshë të vogël dhe e zhvilloi këtë pasion gjatë adoleshencës.

Talenti i saj u vlerësua herët, duke fituar çmime për ‘aktoren më të mirë’ në Garat Teatrale të Madridit në vitet 2013 dhe 2015.

Ajo nisi karrierën e saj televizive në vitin 2016 me role në serialet “Centro Medico” dhe “Vis a Vis”, por famën ndërkombëtare e arriti në vitin 2018 me rolin e Carla Roson në serialin e Netflix “Elite”.

Ky rol e bëri një nga figurat më të njohura të brezit të ri dhe i hapi dyert drejt suksesit global.

Pas “Elite”, Ester vazhdoi karrierën me projekte të ndryshme si “Cuando los angeles duermen”, “Tu hijo”, “Venus” etj.

Përveç aktrimit, ajo është edhe një ikonë mode dhe një figurë shumë e ndjekur në rrjetet sociale, me dhjetëra miliona fansa.

Bashkëpunon me marka luksoze, merr pjesë në evente prestigjioze dhe përdor ndikimin e saj për të folur për tema si shëndeti mendor, pozita e grave dhe presioni publik. /Telegrafi/