Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të qëndrueshme

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/810603-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të qëndrueshme" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/810603-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të qëndrueshme"></p>Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë një vizitë në termocentralin Kosova A dhe B, nga ku u shpreh se ka stabilitet dhe energji të mjaftueshme. Ai gjithashtu u zotua se investimet në këtë aspekt do të bëhen me kohë. “Ishte kënaqësi të jem sot bashkë me Ministren e Ekonomisë dhe bordin e menaxhmentit të</div>

Madhësia e shkronjave

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë një vizitë në termocentralin Kosova A dhe B, nga ku u shpreh se ka stabilitet dhe energji të mjaftueshme.
Ai gjithashtu u zotua se investimet në këtë aspekt do të bëhen me kohë.
“Ishte kënaqësi të jem sot bashkë me Ministren e Ekonomisë dhe bordin e menaxhmentit të KEK-ut që t’i vizitojmë termocentralin Kosova A dhe B. E pamë vetë që janë duke funksionuar tre njësi të termocentralit A dhe dy të B-së. Tek ajo A, përderisa A3 dhe A4 funksionojnë në 125 MW”.
“Gjithsej termocentrali Kosova A gjeneron kapacitet të gjithmbarshëm. Kemi stabilitet të funksionimit dhe energji të qëndrueshme. I përgëzoj për investimet deri më tani dhe zotohemi bashkë që në vijim do të kemi edhe modernizim të asaj B dhe rehabilitim të asaj A dhe kapacitet të shtuar të gjenerimit të energjisë. Do t’i bëjmë investimet me kohë, dhe bordi e drejtori e kanë të qartë që mjetet investohen dhe përbyllen para afateve”, u shpreh Kurti./KK