Kurti takohet me Spajiqin në Mal të Zi, diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin dypalësh

Nacionale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Mali i Zi, Milojko Spajiq, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, të mbajtur më 22 tetor në Shën Stefan. Kurti ka bërë të ditur se takimi me Spajiqin ishte i fundit në kuadër të samitit, ndërsa e ka falënderuar […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Mali i Zi, Milojko Spajiq, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, të mbajtur më 22 tetor në Shën Stefan.

Kurti ka bërë të ditur se takimi me Spajiqin ishte i fundit në kuadër të samitit, ndërsa e ka falënderuar kryeministrin malazez për mikpritjen dhe kryesimin e Procesit të Berlinit gjatë këtij viti.

“E falënderova për mikpritjen dhe për kryesimin e Procesit këtë vit, dhe e përgëzova për hapat e sigurt që vendi i tij po bën drejt BE-së”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke vlerësuar se të dyja vendet ndajnë përkushtimin ndaj zhvillimit demokratik dhe integrimit evropian.

“Kosova dhe Mali i Zi janë fqinjë të mirë dhe kanë të përbashkët hovin e progresit demokratik, siç tregojnë shpesh edhe vlerësimet ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka theksuar se Mali i Zi ndodhet më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova është e interesuar të përfitojë nga përvoja e tij në këtë proces.

“Mali i Zi është më pranë anëtarësimit në BE dhe jemi të interesuar të mësojmë nga përvoja e tij, teksa Kosova pret statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim”, është shprehur ai.

Përveç integrimit evropian, në takim është diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore ndërmjet dy vendeve.

Kurti ka bërë të ditur se një nga temat kryesore të diskutimit ishte ndërlidhja më e mirë e Kosovës dhe Malit të Zi përmes infrastrukturës tokësore.

Komentet