Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk e ka komentuar fare gatishmërinë e deklaruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për koalicion paszgjedhor, qeveritar.
Duke dalë nga një aktivitet ku ishte i pranishëm në cilësinë e kryeministrit në detyrë, ai nxitoi të hip në makinë, pa e thën asnjë fjalë të vetme si përgjigje në pyetjen që njëri nga gazetarët e shumtë ia bënë lidhur me këtë zhvillim politik.
Që nga përfundimi i zgjedhjeve të 7 qershorit, ku partia e tij doli sërish fituese, Kurti ka deklaruar në disa raste se është I hapur për bisedime me partitë tjera për gjetjen e një kompromisi për çështjen e presidentit, pozitës e cila në mungesë funksionit të plotë, e qoi vendin në zgjedhje të parakohëshme. /Kp/






