​Kurti nuk tregon nëse do të marrë pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së

Nacionale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në marshin në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili pritet të mbahet të shtunën. Kurti sot bëri homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në marshin në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili pritet të mbahet të shtunën.

Kurti sot bëri homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pyetur nga mediat nëse do t’i bashkohet marshit për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, Kurti tha se për këtë çështje do të përgjigjet më vonë.

“Më vonë përgjigjemi për çështje të tjera, këtu jemi për 25-vjetorin e 11 Shtatorit”, u shpreh Kurti.

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së është paralajmëruar të mbahet të shtunën. /Telegrafi/