Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur në seancën solemne që po mbahet në Kuvend me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, duke kujtuar sakrificën e familjes së Adem Jasharit dhe luftën për liri.
Kurti tha se ngjarjet e ndodhura në Prekaz përbëjnë një moment historik për Kosovën dhe simbol të qëndresës përballë shtypjes, raporton Klankosova.tv.
“Në ato ditë të përballjes së vullnetit për liri me aparatin e shtypjes, në Prekaz historia u shkrua me zjarr dhe me gjak, toka u bë altar i lirisë dhe një familje u bë simbol kombëtar. Figura e komandantit legjendar Adem Jashari, e lidhur pazgjidhshmërisht me fatin e familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij, u bë personifikim i vendosmërisë për të mos e pranuar nënshtrimin. Kjo sakrificë u përjetua në vetëdijen dhe kujtesën tonë kolektive si mësim i përhershëm se liria paguhet shtrenjtë dhe se ajo është vlerë e panegociueshme dhe e drejtë e patjetërsueshme. Në rrjedhën historike të përpjekjeve të gjata politike e shoqërore për të drejta, barazi dhe dinjitet, kthesa në Prekaz artikuloi qartë aspiratën e popullit të Kosovës për çlirim nga Serbia pushtuese. Epopeja e UÇK-së u bë thirrje për mobilizim, për bashkim dhe artikulim të qartë të synimit tonë për shtetësi dhe mëvetësi”, tha i pari i ekzekutivit.
Kurti: Në Prekaz historia u shkrua me zjarr e me gjak
<div><div><img width="625" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826351-kurti-ne-prekaz-historia-u-shkrua-me-zjarr-e-me-gjak.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kurti:-ne-prekaz-historia-u-shkrua-me-zjarr-e-me-gjak" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="625" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826351-kurti-ne-prekaz-historia-u-shkrua-me-zjarr-e-me-gjak.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kurti:-ne-prekaz-historia-u-shkrua-me-zjarr-e-me-gjak"></p>Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur në seancën solemne që po mbahet në Kuvend me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, duke kujtuar sakrificën e familjes së Adem Jasharit dhe luftën për liri. Kurti tha se ngjarjet e ndodhura në Prekaz përbëjnë një moment historik për Kosovën dhe simbol të qëndresës përballë shtypjes</div>






